MAP

Leoni XIV: "Rruzarja, lutje me fizionomi mariane dhe zemër kristologjike"

Maria është shoqëruese në udhëtimin drejt Jezusit, tha Papa, dje në mbrëmje, më 31 maj, pranë Shpellës së Zojës së Lurdit në Kopshtet e Vatikanit. T’i lutemi Zotin çdo ditë me këngë lavdi, tha Ati i Shenjtë në fjalimin e shkurtër të mbajtur para besimtarëve që morën pjesë, siç është tradita, në lutjen e Rruzares së Shenjtë në përfundim të muajit maj, kushtuar Virgjërës Mari.

R.SH. / VAtikan

Në mbyllje të muajit maj, kushtuar Zojës Mari, Papa Leoni XIV në përfundim të lutjes së Rruzares shkoi, dje në mbrëmje, te Shpella e Zojës së Lurdit, në Kopshtet e Vatikanit. "Pjesëmarrja jonë sonte në lutjen e Rruzares në përfundim të muajit maj" – shpjegoi Papa – “është një gjest feje me të cilën në mënyrë të thjeshtë dhe të devotshme bashkohemi nën mantelin amnor të Marisë Virgjër. Maria na shoqëron në udhën tonë drejt Jezusit", tha  Ati i Shenjtë Prevost e poastaj kujtoi disa aspekte të rëndësishme të Jubileut që po kremtojmë: lavdërimin, udhëtimin, shpresën dhe, mbi të gjitha, fenë e medituar dhe të manifestuar në mënyrë korale, pra të përbashkët”. Rruzarja – shtoi Leoni XIV duke cituar Gjon Palin II – është një lutje “me fizionomi mariane dhe me zemër kristologjike, që përmban në vetvete thellësinë e të gjithë mesazhit ungjillor”.

Duke medituar misteret e Rruzares Shenjte, hapat e besimtarëve – shtoi Papa – “janë përshkuar nga Fjala e Zotit, e cila ka shënuar, me ritmin e saj, ecjen, ndalesat dhe nisjet, ashtu si për popullin e Izraelit në shkretëtirë, në udhëtim drejt Tokës së Premtuar. Le të shohim, pra, ekzistencën tonë njerëzore si një udhëtim në ndjekje të Jezusit, për ta përshkuar, siç bëmë sonte, së bashku me Marinë. Dhe t’i kërkojmë Zotit të dimë ta lavdërojmë çdo ditë, me jetën dhe me gjuhën, me zemrën dhe me buzët, me zërin dhe me sjelljen, duke shmangur mosmarrëveshjet: gjuhën e akorduar me jetën dhe buzët me ndërgjegjen”.

01 qershor 2025, 09:11