Habemus Papam: 133 kardinajtë në Konklav kanë zgjedhur Papën e 267-të
Nga oxhaku i Kapelës Sistine, nën të cilën 133 kardinalë janë mbledhur në Konklav që nga e mërkura, 7 maj, doli tym i bardhë, në shenjë të zgjedhjes së Papës së 267-të. Pritet me padurim të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit. Njoftimi bëhet nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti
R.SH. / Vatikan
Nga oxhaku i Kapelës Sistine, në Vatikan, nën të cilën 133 kardinalë janë mbledhur në Konklav që nga e mërkura, 7 maj, doli tym i bardhë, në shenjë të zgjedhjes së Papës së 267-të.
Pritet me padurim të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit. Njoftimi bëhet nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Pas 2 ditësh votimi të kardinajve në Kapelën Sikstine, u arritën 2/3 e votave të nevojshme për zgjedhjen. Gëzim i madh për mbarë Kishën Katolike Universale, e cila falënderon Zotin për Pasardhësin e ri të Shën Pjetrit!
08 maj 2025, 18:15