杏MAP导航

K?rko

2025.05.08 Fumata bianca 2025.05.08 Fumata bianca  (@Vatican Media)

Habemus Papam: 133 kardinajt? n? Konklav kan? zgjedhur Pap?n e 267-t?

Nga oxhaku i Kapel?s Sistine, n?n t? cil?n 133 kardinal? jan? mbledhur n? Konklav q? nga e m?rkura, 7 maj, doli tym i bardh?, n? shenj? t? zgjedhjes s? Pap?s s? 267-t?. Pritet me padurim t? njihet emri i Pap?s s? ri, i cili i paraqitet bot?s nga Lozha e Bekimeve e Bazilik?s s? Vatikanit. Njoftimi b?het nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti

R.SH. / Vatikan

Nga oxhaku i Kapelës Sistine, në Vatikan, nën të cilën 133 kardinalë janë mbledhur në Konklav që nga e mërkura, 7 maj, doli tym i bardhë, në shenjë të zgjedhjes së Papës së 267-të.

Pritet me padurim të njihet emri i Papës së ri, i cili i paraqitet botës nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Vatikanit. Njoftimi bëhet nga Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Pas 2 ditësh votimi të kardinajve në Kapelën Sikstine, u arritën 2/3 e votave të nevojshme për zgjedhjen. Gëzim i madh për mbarë Kishën Katolike Universale, e cila falënderon Zotin për  Pasardhësin e ri të Shën Pjetrit!

08 maj 2025, 18:15