Telefonatë mes Melonit dhe Leonit XIV: Italia mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për paqe
R.SH. / Vatikan
Bisedë telefonike mes Papa Leonit XIV dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Lajmi, që u bë i ditur përmes një njoftimi nga Palazzo Chigi, konfirmohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Në komunikimin e Kryeministrisë italiane theksohet se Meloni i ka përsëritur Papës "urimet, personale dhe të Qeverisë italiane, për zgjedhjen në Selinë e Pjetrit dhe ka theksuar lidhjen e pazgjidhshme që bashkon Italinë me Vikarin e Krishtit"."Italia - thuhet - vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për paqen dhe ndërprerjen e konflikteve në të gjitha skenarët e krizës ku armët kanë zënë vendin e konfrontimit dhe dialogut".
Meloni gjithashtu ripohoi "gatishmërinë e Italisë për të vazhduar të punojë, sëbashku me Selinë e Shenjtë, për një zhvillim etik dhe në shërbim të njeriut të inteligjencës artificiale". Kjo sfidë - thekson njoftimi - "ka qenë në qendër të Presidencës italiane tëG7, qendrën e së cilës - për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe punës - e ka rikujtuar edhe Papa Leoni XIV me rastin e takimit të tij me kardinalët më 10 majin e kaluar".