杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV Papa Leoni XIV

Telefonat? mes Melonit dhe Leonit XIV: Italia mb?shtet p?rpjekjet e Selis? s? Shenjt? p?r paqe

Palazzo Chigi njofton bised?n telefonike mes Leonit XIV dhe kryeministres italiane Meloni, e cila p?rs?riti urimet p?r zgjedhjen, rikonfirmoi mb?shtetjen p?r pun?n e Selis? s? Shenjt? p?r nd?rprerjen e konflikteve dhe siguroi nj? angazhim t? p?rbashk?t p?r nj? zhvillim etik t? IA-s?.

R.SH. / Vatikan

Bisedë telefonike mes Papa Leonit XIV dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Lajmi, që u bë i ditur përmes një njoftimi nga Palazzo Chigi, konfirmohet nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Në komunikimin e Kryeministrisë italiane theksohet se Meloni i ka përsëritur Papës "urimet, personale dhe të Qeverisë italiane, për zgjedhjen në Selinë e Pjetrit dhe ka theksuar lidhjen e pazgjidhshme që bashkon Italinë me Vikarin e Krishtit"."Italia - thuhet - vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Selisë së Shenjtë për paqen dhe ndërprerjen e konflikteve në të gjitha skenarët e krizës ku armët kanë zënë vendin e konfrontimit dhe dialogut".

Meloni gjithashtu ripohoi "gatishmërinë e Italisë për të vazhduar të punojë, sëbashku me Selinë e Shenjtë, për një zhvillim etik dhe në shërbim të njeriut të inteligjencës artificiale". Kjo sfidë - thekson njoftimi - "ka qenë në qendër të Presidencës italiane tëG7, qendrën e së cilës - për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe punës - e ka rikujtuar edhe Papa Leoni XIV me rastin e takimit të tij me kardinalët më 10 majin e kaluar".

15 maj 2025, 15:50