MAP

2025.05.22 Santa Rita da Cascia

Përshëndetje e Papës Leoni XIV për festën e Shën Ritës nga Cascia

Ati i Shenjtë i dërgoi një përshëndetje bashkësisë augustiniane dhe qytetit të Cascia-s, ku prehet shenjtorja e çështjeve të pashpresa. Dje, Eprori i përgjithshëm i Augustinianëve, atë Alejandro Moral, që solli mesazhin e Papës, kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Ritës dhe mori pjesë në mbërritjen e Pishtarit të Paqes”

R.SH. - Vatikan

Me rastin e festës së Shën Ritës, Papa Leoni XIV i dërgoi një përshëndetje bashkësisë augustiniane dhe qytetit të Cascia-s, ku prehet shenjtorja e çështjeve të pashpresa. “Përshëndetjet e Atit të Shenjtë - siç thuhet në një notë - i solli personalisht atë Alejandro Moral, Epror i përgjithshëm i Augustinianëve, i cili dje kremtoi meshën në Bazilikën e Shën Ritës dhe mori pjesë në mbërritjen e Pishtarit të Paqes”. Lidhja ndërmjet Atit të Shenjtë dhe qytetit të Cascia-s, në Peruxha të Italisë, është shumë e fortë. Për 12 vjet, kur ishte ai vetë Epror i përgjithshëm, Robert Prevost – tani Papa Leoni XIV – ndezi Pishtarin e Paqes përpara Bazilikës, në vigjiljen e Festës, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e bashkësisë vendase. Vetëm një vit më parë, pikërisht në Cascia, kardinali i atëhershëm Prevost kremtoi homelinë e meshës solemne të 22 majit.

22 maj 2025, 16:13