ÐÓMAPµ¼º½

Papa: 'dialogu ndërfetar themelor për të nxitur kontekste paqeje’

Apeli, çrrënjosja e premisave të çdo vullneti shkatërrues që synon pushtimin, t'i jepet frymë diplomacisë shumëpalëshe. Papa Prevost i flet trupit diplomatik dhe thekson nevojën për t'u kthyer në diplomacinë shumëpalëshe, duke mbrojtur dinjitetin e secilit, përfshirë migrantët, të varfrit, të moshuarit, lirinë e fesë.

R.SH. / Vatikan

"E konsideroj thelbësor kontributin që fetë dhe dialogu ndërfetar mund të japin për të nxitur kontekste paqeje. Kjo natyrisht kërkon respektimin e plotë të lirisë fetare në çdo vend, pasi përvoja fetare është një dimension themelor i personit njerëzor, duke lënë mënjanë të cilin është e vështirë, nëse jo e pamundur, të kryhet ai pastrim i zemrës, i nevojshëm për të ndërtuar marrëdhënie paqeje". Kështu tha Papa Leoni XIV duke takuar, sot në Vatikan, Trupin Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.

"Duke filluar nga kjo punë, të cilën të gjithë jemi të thirrur ta bëjmë, mund të çrrënjosen premisat e çdo konflikti dhe të çdo vullneti shkatërrues për të pushtuar. Kjo - vëren Ati i Shenjtë Prevost - kërkon gjithashtu një vullnet të sinqertë dialogu, frymëzuar nga dëshira për t'u takuar më shumë sesa për t'u përplasur. Në këtë perspektivë është e nevojshme t'i jepet frymë diplomacisë shumëpalëshe dhe atyre institucioneve ndërkombëtare që janë dashur dhe menduar para së gjithash për të zgjidhur mosmarrëveshjet që mund të lindin brenda Komunitetit Ndërkombëtar".

16 maj 2025, 14:29