ÐÓMAPµ¼º½

Papa rihap apartamentin e Pallatit Apostolik, vulat u hoqën

Rihapja, në fund të Mbretëreshës Qiellore, në prani të Camerlengut Farrell, Sekretarit të Shtetit Parolin, zëvendësit Peña Parra, Sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet Gallagher dhe Regjentit të Familjes Papnore Sapienza.

R.SH. / Vatikan

Në fund të lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore nga Lozha e Bekimeve, Papa Leoni XIV rihapi apartamentin papnor të Pallatit Apostolik, duke hequr vulat e vendosura pasditen e 21 prillit, pas vdekjes së Papës Françesku. Rihapja u krye në prani të Kamerlengut të Kishës së Shenjtë Romake, Kardinalit Kevin Joseph Farrell, Sekretarit të Shtetit, Kardinalit Pietro Parolin, Zëvendësit për Çështjet e Përgjithshme, Imzot Edgar Peña Parra, Sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher si dhe Regjentit të Familjes Papnore, Imzot Leonardo Sapienza.

11 maj 2025, 16:19