Papa rihap apartamentin e Pallatit Apostolik, vulat u hoq?n
Rihapja, n? fund t? Mbret?resh?s Qiellore, n? prani t? Camerlengut Farrell, Sekretarit t? Shtetit Parolin, z?vend?sit Pe?a Parra, Sekretarit p?r Marr?dh?niet me Shtetet Gallagher dhe Regjentit t? Familjes Papnore Sapienza.
R.SH. / Vatikan
Në fund të lutjes mariane të Mbretëreshës Qiellore nga Lozha e Bekimeve, Papa Leoni XIV rihapi apartamentin papnor të Pallatit Apostolik, duke hequr vulat e vendosura pasditen e 21 prillit, pas vdekjes së Papës Françesku. Rihapja u krye në prani të Kamerlengut të Kishës së Shenjtë Romake, Kardinalit Kevin Joseph Farrell, Sekretarit të Shtetit, Kardinalit Pietro Parolin, Zëvendësit për Çështjet e Përgjithshme, Imzot Edgar Peña Parra, Sekretarit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Imzot Paul Richard Gallagher si dhe Regjentit të Familjes Papnore, Imzot Leonardo Sapienza.
11 maj 2025, 16:19