ÐÓMAPµ¼º½

2025.05.28 Stemma floreale di Leone XIV nei Giardini Vaticani

Papa: realizohet në Kopshtet e Vatikanit, stema me lule e Leonit XIV

U riprodhua nga Shërbimi i Kopshteve dhe i Ambientit në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe të Shërbimeve, në sheshin përpara Pallatit të Guvernatoratit, gjatë dy javëve. Në sfondin e kaltërt, 400 lule Ageratum blue Star dhe 50 të Helichrysum italicum, në gjysmën e çelët 400 Begonias semperflorens night life, me gjethe të bronzëta e lule të bardha. Emblema e Urdhrit të Shën Augustinit u realizua në bashkëpunim me Departamentin e Farkëtarëve të po asaj Drejtorie

R.SH. - Vatikan

U përfundua në Kopshtet e Vatikanit, në zonën përpara Pallatit të Guvernatoratit, në shpatin që zbret drejt absidës së Bazilikës së Shën Pjetrit, stema me lule e Papës Leoni XIV, realizuar në dy javë. Qindra bimë shumëngjyrëshe, të përdorura si gurët e një mozaiku, krijojnë një kryevepër arti me lule. Ashtu si stemat e mëparshme papnore, ajo do të admirohet çdo vit nga mijëra njerëz, nga një pikë vëzhgimi e jashtëzakonshme: nga maja e kupolës së Bazilikës së Vatikanit. Stema u realizua nga Shërbimi i Kopshteve dhe i Ambientit në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe të Shërbimeve të Guvernatorit të Shtet-Qytetit të Vatikanit. Punuan për të, pak a shumë, dy persona çdo ditë, të cilët, me mjeshtëri dhe talent artistik, realizuan këtë kompozim me lule, që tashmë është traditë  në Vatikan.

29 maj 2025, 11:04