Papa: realizohet n? Kopshtet e Vatikanit, stema me lule e Leonit XIV
R.SH. - Vatikan
U përfundua në Kopshtet e Vatikanit, në zonën përpara Pallatit të Guvernatoratit, në shpatin që zbret drejt absidës së Bazilikës së Shën Pjetrit, stema me lule e Papës Leoni XIV, realizuar në dy javë. Qindra bimë shumëngjyrëshe, të përdorura si gurët e një mozaiku, krijojnë një kryevepër arti me lule. Ashtu si stemat e mëparshme papnore, ajo do të admirohet çdo vit nga mijëra njerëz, nga një pikë vëzhgimi e jashtëzakonshme: nga maja e kupolës së Bazilikës së Vatikanit. Stema u realizua nga Shërbimi i Kopshteve dhe i Ambientit në Drejtorinë e Infrastrukturës dhe të Shërbimeve të Guvernatorit të Shtet-Qytetit të Vatikanit. Punuan për të, pak a shumë, dy persona çdo ditë, të cilët, me mjeshtëri dhe talent artistik, realizuan këtë kompozim me lule, që tashmë është traditë në Vatikan.