杏MAP导航

K?rko

Papa Leoni XIV para varrit t? Pap?s Fran?esku Papa Leoni XIV para varrit t? Pap?s Fran?esku

Leoni XIV n? Sh?n Marin? e Madhe lutet te varri i Pap?s Fran?esku

Papa, pasi u kthye nga Gjenacani, u ndal n? Bazilik?n Liberiane p?r t'i b?r? homazhe paraardh?sit t? tij. Pak ?aste, vet?m, n? heshtje dhe dhurata e nj? tr?ndafili t? bardh? vendosur n? pllak?n e mermerit me emrin e gdhendur “Franciscus”. Lutja para Zoj?s Salus Populi Romani dhe p?rsh?ndetja e qindra njer?zve, n? Bazilik? p?r t? vizituar varrin dhe p?r Rruzaren, krejt t? habitur nga ardhja e Pap?s s? sapozgjedhur

R.SH. – Vatikan

         Gjesti i parë ishte gjunjëzimi dhe vendosja e një trëndafili të bardhë – në kujtim të Shën Terezinës, për të cilën Papa Bergoglio kishte shumë devocion – në pllakën e mermertë ku është gdhendur emri Franciscus. Papa Leoni XIV, pas largimit nga Gjenacani, ku pasdite u lut në shenjtëroren e Nënës së Këshillit të Mirë, nuk u kthye në Vatikan, por shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për t'i bërë homazhe paraardhësit të tij Françesku.

  (@Vatican Media)

Mbërritja në Bazilikë

Në orën 19.05, pas mbylljes për vizitat, Papa mbërriti në sheshin jashtë Bazilikës Liberiane ku besimtarët ishin gati të zinin vendet për Rruzaren e mbrëmjes. U bllokuan hyrjet dhe kalimet e kjo ishte shenja e parë, që i vuri në alarm njerëzit, të cikët panë më pas makinën me Papën Leoni XVI. Shpërthyen duartrokitjet dhe brohoritjet. Besimtarët vrapuan brenda Bazilikës dhe përshëndetën Papën e qeshur, të qetë, me dorën e djathtë të ngritur lart për të përshëndetur këdo. Leoni XIV shkoi para fugures së Zojës Salus Populi Romani, ku u ndal për disa çaste në lutje dhe vendosi një buqetë me trëndafila në altar. Së bashku me të, kardinali Rolandas Makrickas, kryeprifti i baziliës dhe kardinali argjentinas Angel Sixto Rossi. Së fundi, Papa përshëndeti një grup murgeshash dhe disa gra e fëmijë.

  (@Vatican Media)

Në lutje, para "Francisus"

Më pas, Papa Leoni XIV e ktheu vështrimin drejt varrit të Papës Françesku, ku një fashë drite ndriçon kryqin e Bariut të Mirë, që Jorge Mario Bergoglio mbajti në qafë për më se 12 vjet. Papa Prevost u gjunjëzua dhe vendosi një trëndafil të bardhë – shenjë e Shën Terezinës – mbi varr. Pastaj, në heshtje, u lut për disa minuta.

Dy Papë - njëri në gjunjë, tjetri shpirtërisht nga qielli - takoheshin në një hapësirë ??të vogël, të thjeshtë, krejtësisht të bardhë. Një fotografi, që bëri shumë përshtypje.

Leoni XIV shkoi pastaj në Kapelën Pauline dhe u ndal për pak kohë me njerëzit pas kordoneve. Pastaj, drejt sakristisë, me njerëzit, që e përshëndesnin, filmonin, bënin fotografi, të lumtur që kishin qëlluar aty, pikërisht kur ishte Papa. Më në fund, Ati i Shenjtë u nis për në Vatikan.

10 maj 2025, 20:23