Papa mediave: AI një potencial i madh, po nevojitet përgjegjësi e shoshitje
R.SH. / Vatikan
“Sot, një nga sfidat më të rëndësishme është promovimi i një komunikimi të aftë të na nxjerrë nga ‘Kulla e Babelit’, në të cilën nganjëherë ndodhemi, nga konfuzioni i gjuhëve pa dashuri, shpesh ideologjike ose të anshme. Prandaj, shërbimi juaj, me fjalët që përdorni dhe stilin që përvetësoni, është i rëndësishëm”. Kështu tha Papa Leoni XIV, gjatë takimit në Vatikan me përfaqësues të mediave. “Komunikimi, në fakt - shton Papa Prevost - nuk është vetëm transmetimi i informacionit, por krijimi i një kulture, i mjediseve njerëzore dhe dixhitale që bëhen hapësira për dialog dhe konfrontim. Dhe duke parë evolucionin teknologjik, ky mision bëhet edhe më i nevojshëm. Mendoj, në veçanti, për inteligjencën artificiale me potencialin e saj të jashtëzakonshëm, e cila kërkon, megjithatë, përgjegjësi dhe aftësi dalluese për t’i orientuar mjetet në të mirën e të gjithëve, në mënyrë që ato të mund të prodhojnë përfitime për njerëzimin. Dhe kjo përgjegjësi i përket të gjithëve, në përpjesëtim me moshën dhe rolet shoqërore”.