杏MAP导航

K?rko

Papa mediave: AI nj? potencial i madh, po nevojitet p?rgjegj?si e shoshitje

Leoni XIV: “Sot, nj? nga sfidat m? t? r?nd?sishme ?sht? promovimi i nj? komunikimi t? aft? t? na nxjerr? nga ‘Kulla e Babelit’, n? t? cil?n nganj?her? ndodhemi, nga konfuzioni i gjuh?ve pa dashuri, shpesh ideologjike ose t? anshme. Prandaj, sh?rbimi juaj, me fjal?t q? p?rdorni dhe stilin q? p?rvet?soni, ?sht? i r?nd?sish?m”.

R.SH. / Vatikan

“Sot, një nga sfidat më të rëndësishme është promovimi i një komunikimi të aftë të na nxjerrë nga ‘Kulla e Babelit’, në të cilën nganjëherë ndodhemi, nga konfuzioni i gjuhëve pa dashuri, shpesh ideologjike ose të anshme. Prandaj, shërbimi juaj, me fjalët që përdorni dhe stilin që përvetësoni, është i rëndësishëm”. Kështu tha Papa Leoni XIV, gjatë takimit në Vatikan me përfaqësues të mediave. “Komunikimi, në fakt - shton Papa Prevost - nuk është vetëm transmetimi i informacionit, por krijimi i një kulture, i mjediseve njerëzore dhe dixhitale që bëhen hapësira për dialog dhe konfrontim. Dhe duke parë evolucionin teknologjik, ky mision bëhet edhe më i nevojshëm. Mendoj, në veçanti, për inteligjencën artificiale me potencialin e saj të jashtëzakonshëm, e cila kërkon, megjithatë, përgjegjësi dhe aftësi dalluese për t’i orientuar mjetet në të mirën e të gjithëve, në mënyrë që ato të mund të prodhojnë përfitime për njerëzimin. Dhe kjo përgjegjësi i përket të gjithëve, në përpjesëtim me moshën dhe rolet shoqërore”.

12 maj 2025, 11:47