MAP

Leoni XIV në audiencë me delegacionet ekumenike e ndërfetare, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përshëndet Papën Prevost Leoni XIV në audiencë me delegacionet ekumenike e ndërfetare, Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj përshëndet Papën Prevost

Papa: me myslimanët, marrëdhënie vëllazërimi dhe respekti të ndërsjellë

Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike e myslimanëve " karakterizohen nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm". Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave e bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. Kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj përshëndeti sot Papën Leoni XIV

R.SH. / Vatikan

Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe myslimanëve "janë karakterizuar nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, i favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm, të gjallë dhe të njëgjëjtë, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijues të qiellit dhe të tokës, që u foli njerëzve". Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave dhe të bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. “Ky qëndrim i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në lirinë e ndërgjegjes, përfaqëson një bazë të patundur për ndërtimin e urave ndërmjet bashkësive tona”, nënvizoi Ati i Shenjtë Prevost.

Ndër të pranishmit në audiencë, shumë delegacione ekumenike dhe përfaqësues të feve të tjera, që dje, morën pjesë në Meshën e përurimit të papnisë së Leonit XIV.  Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ndodhej në audiencë Kryegjyshi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili sot paradite u përshëndet personalisht me Papën Leoni XIV, si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. Ndër përfaqësuesit e feve të tjera, eksponentë të bashkësisë hebraike, myslimane, hinduiste, budiste, sikh, zoroastriane e xhainiste.

19 maj 2025, 11:53