Papa: me mysliman?t, marr?dh?nie v?llaz?rimi dhe respekti t? nd?rsjell?
R.SH. / Vatikan
Marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe myslimanëve "janë karakterizuar nga një përkushtim në rritje për dialogun dhe vëllazërimin, i favorizuar nga vlerësimi për këta vëllezër dhe motra, të cilët adhurojnë Zotin e vetëm, të gjallë dhe të njëgjëjtë, të mëshirshëm dhe të gjithëpushtetshëm, krijues të qiellit dhe të tokës, që u foli njerëzve". Me këto fjalë, Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësues të Kishave dhe të bashkësive të tjera të krishtera, si edhe ata të feve të tjera. “Ky qëndrim i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe në lirinë e ndërgjegjes, përfaqëson një bazë të patundur për ndërtimin e urave ndërmjet bashkësive tona”, nënvizoi Ati i Shenjtë Prevost.
Ndër të pranishmit në audiencë, shumë delegacione ekumenike dhe përfaqësues të feve të tjera, që dje, morën pjesë në Meshën e përurimit të papnisë së Leonit XIV. Nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ndodhej në audiencë Kryegjyshi, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili sot paradite u përshëndet personalisht me Papën Leoni XIV, si dhe gazetari Ferdinand Samarxhi. Ndër përfaqësuesit e feve të tjera, eksponentë të bashkësisë hebraike, myslimane, hinduiste, budiste, sikh, zoroastriane e xhainiste.