Leoni XIV viziton “Borgo Laudato si’” në Castel Gandolfo
R.SH. / Vatikan
Një dalje e re e papritur e Papës Prevost, kësah radhe ditën e sotme, 29 maj, në rezidencës papnore në Castel Gandolfo, siç njofton Zyra e Shtypit të Vatikanit. Leoni XIV arriti në qytetin e Castelli Romani sot paradite për të vizituar projektin Borgo Laudato si’ të krijuar nga Françesku në vitin 2023 në zonën e Vilave Papnore si një hapësirë formimi mbi temat e Shtëpisë së Përbashkët, një shembull i asaj "ekologjie integrale" në bazë të enciklikës Laudato si’ botuar pikërisht dhjetë vjet më parë.
Me këtë rast, Ati i Shenjtë Leoni XIV shkoi gjithashtu në pallatin apostolik në Castel Gandolfo, të cilin Françesku e ka shndërruar që nga viti 2016 në një Qendër Muzeale të hapur për vizitorët. Kthimi i Papës në Vatikan pritet pasdite.
Fshati Laudato si’
Ekonomia rrethore dhe gjeneruese, qëndrueshmëria, nevoja për një “konvertim ekologjik”. Dhjetë vjet më parë, enciklika Laudato si’ hodhi një vështrim mbi skenarë dhe tema ende të hapura në lidhje me mbrojtjen njerëzore dhe mjedisore, të parë si një e tërë. Françesku vendosi që gjelbërimi i mrekullueshëm i Kopshteve të Vilave në Castel Gandolfo – duke përfshirë 20 hektarë tokë bujqësore dhe fermë, serra dhe ndërtesa shërbimi – të ishte vendi më i mirë për t'u dhënë formë konkrete parimeve të trajtuara në enciklikën e përmendur. Dhe në shkurt 2023, me dy kirografe, Bergoglio vendosi themelimin e Fshatit, që konsiderohet si një kontribut i prekshëm "pët zhvillimin e edukimit ekologjik" falë "Qendrës së Formimit të Lartë Laudato si'" e cila u krijua në të njëjtën kohë me detyrën për të rritur ndërgjegjësimin për këto çështje.