Leoni XIV kujton kardinalin Wyszynski dhe sakrificën e tij për unitetin e Kishës
Papa kujton kardinalin e Lum Wyszynski, i cili "gjatë periudhës së persekutimit të Kishës në Poloni, pavarësisht burgosjes, mbeti një bari besnik i Krishtit. Me sakrificë dhe dialog ai punoi për unitetin e Kishës dhe shoqërisë. Dëshmia e tij qoftë për ju burim frymëzimi në kujdesin për Kishën dhe Atdheun".
R.SH. / Vatikan
"Sot kujtojmë kardinalin e Lum Stefan Wyszynski, primatin tuaj të Mijëvjeçarit, i cili gjatë periudhës së persekutimit të Kishës në Poloni, pavarësisht burgosjes, mbeti një bari besnik i Krishtit. Me sakrificë dhe dialog ai punoi për unitetin e Kishës dhe shoqërisë. Dëshmia e tij qoftë për ju burim frymëzimi në kujdesin për Kishën dhe Atdheun. Ju bekoj me gjithë zemër". Me këto fjalë Papa Leoni XIV përshëndeti besimtarët polakë gjatë audiencës së sotme të përgjithshme të së mërkurës mbajtur në Vatikan.
28 maj 2025, 11:53