Papa Leoni XIV konfirmon përkohësisht krerët dhe anëtarët e Kuries Romake
Shenjtëria e Tij Leoni XIV shprehu dëshirën për të “rezervuar një sasi të caktuar kohe kushtuar reflektimit, lutjes dhe dialogut, përpara çdo emërimi apo konfirmimi përfundimtar”
R.SH. - Vatikan
"Shenjtëria e Tij Leoni XIV, shprehu vullnetin që krerët dhe anëtarët e institucioneve të Kuries Romake, si edhe sekretarët e kryetari i Komisionit Papnor të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, të vazhdojnë, përkohësisht, punën në rolet e tyre përkatëse deri në datën e caktuar". Njoftimi u bë përmes një deklarate të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Në të nënvizohet: “Papa dëshiron të rezervojë një kohë të caktuar për reflektim, lutje dhe dialog, përpara çdo emërimi ose konfirmimi përfundimtar”.
09 maj 2025, 16:34