ÐÓMAPµ¼º½

Kardinali Baldassarre Reina, Vikar i Përgjithshëm për Dioqezën e Romës. Kardinali Baldassarre Reina, Vikar i Përgjithshëm për Dioqezën e Romës.

Leoni XIV emëron kard. Reina, Kancelar të Madh të Institutit Gjon Pali II për Martesën dhe Familjen 

Kështu njoftohet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit 

R.SH. / Vatikan

Emërime të reja nga Papa Leoni XIV. Ndër këto, emërimi që lidhet me Institutin Teologjik Papnor "Gjon Pali II" për Shkencat e Martesës dhe Familjes, themeluar për të ndjekur Sinodin e Ipeshvijve të vitit 1980 mbi familjen dhe Nxitjen Apostolike pas-sinodale Familiaris consortio, të vitit 1981, me Kushtetutën Apostolike Magnum Matrimonii sacramentum i dha formë të qëndrueshme juridike Institutit Papnor Gjon Pali II për Studime mbi Martesën dhe Familjen, që vepron pranë Universitetit Papnor të Lateranit. Institucion i rishikuar më pas nga Papa Françesku me Letrën Apostolike "Summa Familiae cura".

Papa Leoni XIV - njofton në një komunikatë Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë - ka emëruar Kancelar të Madh të Institutit Teologjik kardinalin Baldassare Reina, Vikar i Përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për Dioqezën e Romës dhe Kancelar i Madh i Universitetit Papnor të Lateranit. Roli i Kancelarit të Madh deri tani qe mbajtur nga imzot Vincenzo Paglia.

Ndër emërime të tjera: ajo e të Dërguarit të Veçantë në kremtimet përmbyllëse me rastin e 350-vjetorit të shfaqjeve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit Shën Margaritës Maria Alacoque. Papa Leo XIV ka emëruar kardinalin François-Xavier Bustillo, O.F.M. Conv., Ipeshkëv i Ajaccio, si të Dërguarin e tij në kremtimet përmbyllëse (27 qershor 2025) me rastin e të 350-vjetorit të shfaqjeve të Zemrës së Shenjtë të Jezusit Shën Margaritës Maria Alacoque, të planifikuara në Shenjtëroren e Paray-le-Monial.

Së fundi, Papa ka emëruar Shef Zyre në Dikasterin e Vatikanit për Shërbimin e Zhvillimit Njerëzor Integral At Avelino Chicoma Bundo Chico, S.I., zyrtar i të njëjtit institucion vatikanas.

19 maj 2025, 14:10