ÐÓMAPµ¼º½

Patriarku Bartolomeu me Papën Leoni XIV Patriarku Bartolomeu me Papën Leoni XIV

Leoni XIV: konfirmon dëshirën për të shkuar në Nikea

R.SH. / Vatikan

Në audiencën e djeshme me Bartolomeun, patriarkun e Kostandinopojës, Papa Leoni XIV konfirmoi dëshirën për të shkuar në Nikea për 1700-vjetorin e Koncilit Kishtar me të njëjtin emër. Kështu bëjnë të ditur burime nga Patriarkana.

Datat e propozuara nga Patriarkana e Kostandinopojës Selisë së Shenjtë – por ende të pakonfirmuara zyrtarisht – janë 27, 28 dhe 29 nëntori, në pragun e festës së Shën Andreut Apostull. Vetë Leoni XIV, në kuadrin e audiencës së parë me gazetarët, pati njoftuar qëllimin e udhëtimit në Nikea, të cilin Papa Françesku e kishte pasur në mendje ta bënte.

20 maj 2025, 10:04