MAP

Leoni XIV, hyrja në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran më 25 maj

Mjeshtri i kremtimeve papnore, Kryeipeshkvi Diego Ravelli, ka shpallur agjendën papnore për javët në vijim me Meshën për fillimin e Misionit Pjetrin më 18 maj në Shën Pjetër dhe vizitat në Bazilika të Shën Palit Jashtë Mureve dhe Shën Marisë së Madhe.

R.SH. / Vatikan

Kryeipeshkvi Diego Ravelli, Mjeshtri i kremtimeve papnore, ka shpallur kalendarin e kremtimeve të ardhshme të kryesuara nga Papa, ku, para së gjithash, siç dihet, Leoni XIV do të kryesojë Meshën për fillimin e Papnisë të dielën, më 18 maj, në orën 10:00 në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Mesha në Lateran dhe vizitat në Bazilikat e Shën Palit dhe Shën Marisë së Madhe

Pas kësaj, të martën, më 20 maj, në orën 17:00, Papa Prevost do të jetë në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, ku do të vizitojë Varrin e Shën Palit. Të dielën, më 25 maj, në orën 17:00, Papa Leoni do të kremtojë Meshën e hyrjes në Katedralen Romake si Ipeshkëv i Romës në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Më vonë, në orën 19:00, ai do të shkojë në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe për të nderuar ikonën e Virgjrës Mari, “Salus Populi Romani”.

Së fundmi, të shtunën, më 31 maj, ditën në të cilën Kisha kremton Vizitën e Marisë te kushërira e saj Elizabeta, Leoni XIV do të kremtojë Meshën në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë së cilës do të shugurojë disa meshtarë.

13 maj 2025, 10:11