ÐÓMAPµ¼º½

TOPSHOT-VATICAN-RELIGION-POPE-CONCLAVE

Leoni XIV është Papa i ri

Habemus Papam! Sot Konklavi zgjodhi Kardinalin Robert Francis Prevost Ipeshkëv të 267-të të Romës. Njoftimin ia dha turmës, në pritje, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti. Paqja qoftë me ju, fjalët e para

R.SH. / Vatikan

Annuntio vobis gaudium magnum: habemus Papam! â€œJu kumtoj një gëzim të madh: kemi Papën!".

Pak çaste më parë nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti shqiptoi këtë formulë latine, duke i komunikuar Romës dhe mbarë botës emrin e Pasardhësit të ri të Pjetrit:

“Eminentissimum ac Reverendissimum Dominum, Dominum Cardinalem Robertum Franciscum Prevostqui sibi nomen imposuit Leone XIV.

Ja përkthimi në shqip: “Më i shquari dhe më i nderuari Z. Robert Francis Prevost, Kardinal i Kishës së Shenjtë Romake, që zgjodhi emrin e Leonit XIV".

 

08 maj 2025, 19:22