ÐÓMAPµ¼º½

Shpërndarja e ushqimit midis palestinezëve të zhvendosur në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës. Shpërndarja e ushqimit midis palestinezëve të zhvendosur në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

Leoni XIV: "Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme"

Në fund të audiencës së tij të parë të përgjithshme të së mërkurës, Leoni XIV bën një thirrje për situatën "gjithnjë e më shqetësuese" në Rripin e Gazës, ku sulmet nuk ndalen dhe njerëzit po vdesin nga uria. Papa kërkoi "të lejohet hyrja e ndihmave humanitare të denja". Ai u kërkon të gjithë besimtarëve të luten Rruzaren për paqe, sepse "ata çarmatosin zemrat e tyre". Një mendim për Papa Françeskun një muaj pas vdekjes së tij: "E kujtojmë me shumë mirënjohje".

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV, në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, e para e pontifikatit të tij, bëri një thirrje të re për paqe në Lindjen e Mesme. "Situata në Rripin e Gazës është gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme, përtërij thirrjen time të përzemërt për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare të denja dhe për t'i dhënë fund armiqësive, çmimi i tmerrshëm i të cilave paguhet nga fëmijët, të moshuarit, të sëmurët".

Edhe në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve nga vende të ndryshme, Ati i Shenjtë Prevost i ftoi, në këtë muaj marian kushtuar nderimit të Virgjrës Mari, të "lusin Rruzaren çdo ditë për paqe. Së bashku me Marinë, kërkojmë që njerëzit të mos mbyllen ndaj kësaj dhurate të Zotit dhe të çarmatosin zemrat e tyre", tha Leoni XIV. 

21 maj 2025, 11:43