Leoni XIV: "Situata n? Rripin e Gaz?s gjithnj? e m? shqet?suese dhe e dhimbshme"
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV, në fund të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit, e para e pontifikatit të tij, bëri një thirrje të re për paqe në Lindjen e Mesme. "Situata në Rripin e Gazës është gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme, përtërij thirrjen time të përzemërt për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare të denja dhe për t'i dhënë fund armiqësive, çmimi i tmerrshëm i të cilave paguhet nga fëmijët, të moshuarit, të sëmurët".
Edhe në përshëndetjet drejtuar shtegtarëve nga vende të ndryshme, Ati i Shenjtë Prevost i ftoi, në këtë muaj marian kushtuar nderimit të Virgjrës Mari, të "lusin Rruzaren çdo ditë për paqe. Së bashku me Marinë, kërkojmë që njerëzit të mos mbyllen ndaj kësaj dhurate të Zotit dhe të çarmatosin zemrat e tyre", tha Leoni XIV.