Udhëtime shumë të shtrenjta për festat, Papa: "Ndihmë me shtesa për të rinjtë dhe familjet"
R.SH. / Vatikan
"Do të ishte mirë që kompanitë e mëdha të krijonin bonus apo shtesa, për bashkimin e familjes, të paktën për festat e Krishtlindjes dhe të Pashkëve. Do të ishte akt njerëzor e vëllazëror, për të cilin i bëhet thirrje edhe botës së ekonomisë e edhe të biznesit". Papa Françesku e shkruan këtë në faqet e para të “Piazza San Pietro”, revistë mujore e drejtuar nga Atë Enzo Fortunato, që prek çështje aktuale, shpirtërore e kulturore, duke iu përgjigjur - si çdo muaj - njërës prej letrave që i dërgohen. Është letër e një nëne siciliane të dy fëmijëve, punëtorë jashtë rajonit, sipas së cilës rritja e çmimeve të fluturimeve dhe trenave në prag të festave është krejtësisht e padrejtë. Ky fenomen jo gjithnjë krijon mundësinë e bashkimeve familjare gjatë festave fetare.
Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë bashkë në këto Ditë të Mëdha
"Në këtë epokë në ndryshim, shumë të rinj, shumë bij e bija kanë gjetur punë larg prindërve e nuk mund t'i kalojnë festat e Krishtlindjeve dhe të Pashkëve me ta. Ndonjëherë edhe largësia i ligështon marrëdhëniet, krijon keqkuptime e mosbesim" - shkruan Papa - i cili nxit të ndihmohen të rinjtë dhe prindërit të kremtojnë së bashku, i bindur se "ato festa dhe ato ditë të kaluara me prindërit mund të krijojnë atmosferë gazmore për gjithë jetën e të lënë pas kujtime, që mund të na ndihmojnë në çastet më të ndërlikuara e më të vështira, kujtime që lënë në shpirt besim dhe shpresë, sepse na tregojnë se e mira dhe dashuria janë gjithmonë të mundshme dhe se ka edhe një Dashuri më të madhe, që na pret dhe na fal".
Acutis, Gjon Pali II, Pashkët dhe paqja, ndërmjet temave të numrit
Në faqet e numrit të prillit të “Piazza San Pietro”, titulluar “Pashkët ndërmjet vuajtjes dhe shpresës", lexojmë edhe një reportazh të gjatë kushtuar Carlo Acutis, shenjtor i kohës sonë, që do të shenjtërohet më 27 prillin e ardhshëm. Shoqërohet nga intervista e ekspertit Vadar me nënën e tij, Antonia Salzano, e cila pa tek djali i saj një shpirt të caktuar për Qiell. Në shërbimin e gjërë të intervistës, eksperti i Vatikanit, Gianni Cardinale pasqyron thellësisht Jubileun që përkon me Adoleshentët. E më pas edhe kujtimin e Gjon Palit II, "Papës që ndryshoi historinë", në njëzetvjetorin e vdekjes së tij, më 2 prill 2005, nënshkruar nga eksperti i Vatikanit Piero Schiavazzi.
Sheshi i Shën Pjetrit ka një kryeartikull për Pashkët Shenjte, atë të paqes (Piero Damosso) ndërsa tek Kisha që vuan nga lufta dhe dëshpërimi i botës, Kardinali Mauro Gambetti nënshkroi editorialin e tij "Ringjallja e Jezusit. Përvoja e shpresës, rilindja dhe përkryerja e dashurisë".