ÐÓMAPµ¼º½

Kyiv, kryeqyteti i Ukrainës, pas sulmit të një droni rus Kyiv, kryeqyteti i Ukrainës, pas sulmit të një droni rus

Thirrjet e Papës për paqen në botë: të heshtin armët

Në katekizmin e Engjëllit përgatitur nga Papa, vazhdon lutja për ndërprerjen e dhunës veçanërisht në zonat më kritike të planetit: për Ukrainën dhe fëmijët e saj, për Gazën në "kushte të papërfytyrueshme", Sudanin e Jugut, Sudanin dhe Republikën Demokratike të Kongos, për Mianmarin e rrënuar nga tërmeti dhe Haitin, ku dy murgesha mbetën viktima të pritave kriminale

R.SH. - Vatikan

Thirrjet për paqe në botë vazhdojnë pa ndërprerje nga një Papë i cili, ndonëse i detyruar të pushojë pas shtrimit të zgjatur në spital, vijon të mendojë me shqetësim të thellë për vendet në luftë, për dhunën, fatkeqësitë dhe varfërinë. I lexojmë edhe këtë të dielë të pestë të Kreshmëve në tekstin e Engjëllit, të përgatitur dhe të shpërndarë si në të gjitha të dielat e fundit. I pranishëm papritur pas kremtimit të Meshës Shenjte për Jubileun e të sëmurëve dhe të botës së shëndetësisë, pasi u uroi të gjithëve një të diel të mbarë dhe i falënderoi, Papa u besoi me shkrim mesazhin e tij, në të cilin kujton zonat më kritike të botës.

Paqe në Ukrainë

Në ditën kur qeveria ukrainase shpalli zi kombëtare për kujtim të viktimave të sulmit rus të së premtes së kaluar në Kryvyi Rih, vendlindja e Presidentit Volodymyr Zelensky, i cili shkaktoi 18 viktima, përfshirë nëntë fëmijë dhe 74 të plagosur, mbërritën edhe fjalët e Papës:

“Të vazhdojmë të lutemi për paqe: në Ukrainën e martirizuar, të goditur nga sulme që shkaktojnë shumë viktima civile, ndërmjet të cilave, shumë fëmijë.

Paqe në Lindjen e Mesme

Papa vazhdon të kujtojë gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, ndërsa Unicef​​denoncon bllokadën totale të ndihmës në Rrip, që ka goditur këtu një milion fëmijë për më shumë se një muaj. Dje Hamasi publikoi videon e dy pengjeve në Gaza prej 547 ditësh. Nesër dhe të martën e ardhshme në Kajro do të mbahet një samit për situatën, ku do të marrin pjesë Jordania dhe Franca.

[...] E njëjta gjë ndodh në Gaza, ku njerëzit detyrohen të jetojnë në kushte të paimagjinueshme, pa strehim, pa ushqim, pa ujë të pastër. Të heshtin armët dhe të rifillojë dialogu; të lirohen të gjitha pengjet e të ndihmohet popullata.

Afrika, Mianmari, Haiti

Papa nuk i harron as disa vende afrikane, që vijojnë prej kohe një luftë të përgjakshme: Sudanin e Sudanin e Jugut dhe Republikën Demokratike të Kongos. Më pas mendimet e Atit të Shenjtë mbërrijnë në Lindjen e Largët, të tronditur në fund të marsit nga tërmeti, veçanërisht në ish-Burma, ku pavarësisht dëmeve nga tërmeti i fuqishëm, nuk pushon as dhuna. Kriza humanitare, me 3470 të vdekur dhe OKB-ja e me thirrjen për t’i dhënë fund armiqësive, rëndohet dita-ditës, ndërsa ndihmat nuk arrijnë në kohën e duhur ndër zonat e thella. Në ishullin karaibik të Haitit, çmontimi i Fondacionit Ndër-Amerikan, së bashku me mbylljen e USAID-it, po shkaktojnë shumë probleme, pasi vendi është i varur nga bregu lindor.

Papa I kujton të gjithë, e nuk i harron as viset e tjera në vuajtje të rënda:

[...]Myanmarin e prekur rëndë nga tërmeti e Haitin, ku dhuna thellohet e ku pak ditë më parë u vranë dy murgesha.

06 prill 2025, 15:31