MAP

Giubileo, in un mese gi� 1 milione di pellegrini in Porta Santa

Papa: të bëhemi artizanë të paqes dhe të unitetit për një njerëzim të ri

Në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në shtegtimin jubilar të Charis (Shërbimi Ndërkombëtar për Përtëritjen Karizmatike Katolike), Françesku nënvizon rëndësinë e paqes së Shpirtit Shenjt, si kusht thelbësor për kapërcimin e ndarjeve, si brenda familjeve ashtu edhe ndërmjet kombeve. Papa nxit të shmanget kulti i liderëve, që mund të bëhet "arsye për konflikt"

R.SH. – Vatikan

Artizanë dhe dëshmitarë të paqes dhe të unitetit, për një Kishë dhe një botë, që banohet nga “njerëzimi i ri, i pajtuar”. Kjo është shpresa e Papës Françesku në mesazhin e publikuar sot, më 3 prill, drejtuar pjesëmarrësve në shtegtimin jubilar të Charis - Shërbimi Ndërkombëtar për Përtëritjen Karizmatike Katolike. Nisma do të mbahet në Romë nga data 4 deri më 6 prill, me temën "Dëshmitarë të gëzuar të shpresës".

Drejt horizonteve universale të Kishës

Në tekst, Papa e krahason misionin e Charis - një organizatë e krijuar nga Selia e Shenjtë përmes Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën - me "rrahjen e zemrës në trupin e njeriut": me rrënjë të thella në Kishë dhe me dyer të hapura për horizontet e saj universale, duke marrë përsipër ndjetet e paqes, që bart Ati i Shenjtë në zemër.

“Shpirti Shenjt, dhuratë e Zotit të Ringjallur - shkruan Papa - krijon bashkim, harmoni, vëllazërim. E, kjo është Kisha: njerëzim i ri i pajtuar”.

"Lidhja me liderët" nuk duhet të jetë shkak përçarjeje

Ati i Shenjtë i nxit shtegtarët ta çojnë përvojën jubilare në botë, duke dëshmuar me jetën e tyre vlerat e paqes dhe të shpresës.

“Shpirti Shenjt mund t'i dhurojë paqen e vërtetë zemrës së njeriut dhe ky është kushti për të kapërcyer konfliktet në familje, në shoqëri, në marrëdhëniet ndërmjet kombeve”.

Së fundi, Françesku na fton të kërkojmë vazhdimisht “bashkimin”, duke u nisur nga grupet dhe bashkësitë, në të cilat jetojmë, me frymën e bashkëpunimit. E këshillon edhe të shmanget kulti i udhëheqësve, që mund të bëhet shkak për ndarje dhe konflikt: “Të keni dëshirën për bashkëpunim, veçanërisht me bashkësitë e famullisë dhe Zoti do t'ju bekojë me shumë fryte”.

03 prill 2025, 11:26