Papa në X: bota e re tashmë ka lindur, pavarësisht frikës e padrejtësive
Papa: “Një mori frikësh banon ndër ne e padrejtësi të mëdha na rrethojnë, por pavarësisht prej tyre, një botë e re tashmë ka lindur". Papa Françesku e shkroi këtë në profilin e tij, në plaformën sociale X, duke shtuar: "Zoti e deshi aq shumë botën sa na dhuroi Birin e tij, Jezusin. Ai na i vajos plagët dhe na i terë lotët".
R.SH. /Vatikan
“Një mori frikësh banon ndër ne e padrejtësi të mëdha na rrethojnë, por pavarësisht prej tyre, një botë e re tashmë ka lindur". Papa Françesku e shkroi këtë në profilin e tij, në plaformën sociale X, duke shtuar: "Zoti e deshi aq shumë botën sa na dhuroi Birin e tij, Jezusin. Ai na i vajos plagët dhe na i terë lotët". E sa nevojë kemi për t’i tharë lotët e për një buzagaz aq të dëshiruar në këto kohë luftërash e ndeshjesh ndërmjet vendeve të mëdha e të vogla të botës së pafund!
17 prill 2025, 16:07