杏MAP导航

K?rko

Kryerabini i Rom?s, Riccardo Di Segni dhe Papa Fran?esku Kryerabini i Rom?s, Riccardo Di Segni dhe Papa Fran?esku

Papa Fran?esku dhe kryerabini i Rom?s shk?mbejn? urimet e Pashk?ve

Me rastin e fest?s s? Pashk?ve, Papa Fran?esku dhe kryerabini i Rom?s, Riccardo Di Segni, shk?mbejn? mesazhe urimesh t? nd?rsjella, duke vazhduar tradit?n e dialogut v?llaz?ror dhe t? miq?sis? nd?rfetare

R.SH. – Vatikan

Në një mesazh drejtuar kryerabinit të Romës, Riccardo Di Segni, të Enjten e madhe, Papa Françesku përshëndet bashkësinë hebraike tëkryeqytetit italian, që përgatitet për të kremtuar Pesach, Pashkën hebraike të vitit 5785.

“Me afrimin e festës së Pesach-ut, - i shkruan Papa kryerabinit - dëshiroj t'ju dërgoj përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe më vëllazërore për ju dhe për bashkësinë e dashur hebraike të Romës. Kjo festë kujton se i Gjithëpushtetshmi e çliroi popullin e vet të dashur nga skllavëria dhe e udhëhoqi drejt Tokës së Premtuar. Zoti i amshuar dhe i mëshirshëm qoftë me ju sot dhe e shoqëroftë bashkësinë tuaj me bekime të shumta. Në mirësinë e Tij të pafund,  Ai iu mbrojtë gjithmonë.”

Ati i Shenjtë e përfundon mesazhin me një kërkesë personale: "Ju kërkoj të vazhdoni të luteni për mua, ndërsa ju siguroj për lutjen time. Dhashtë i Tejetlarti që ta shtojmë gjithnjë e më shumë miqësinë. Chag sameach".

Në përgjigjen e tij, kryerabini Di Segni ia kthen Papës urimet për Pashkët e krishtera. "Meqenëse kremtimet përkatëse të Pashkëve përkojnë", shkruan ai, "dëshiroj t’u dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta, me një mendim të veçantë për shëndetin tuaj, që ai të vazhdojë të përmirësohet. Zoti i bekoftë bashkësitë tona dhe e forcoftë miqësinë tonë, edhe në kohët e vështira me të cilat po përballemi aktualisht".

17 prill 2025, 12:35