杏MAP导航

K?rko

2025.04.17 Visita Istituto di detenzione Regina Coeli

Papa dhe p?rqafimi i t? burgosurve t? “Regina Coeli”: "Dua t? jem pran? jush"

Edhe n? k?t? t? Enjte t? Madhe, Fran?esku b?ri nj? gjest konkret p?r ata q? jetojn? pas hekurave: "Gjithmon? m? ka p?lqyer t? vij n? burg p?r ritin e larjes s? k?mb?ve. K?t? vit nuk mundem, por jam pran? jush". Rreth 70 t? burgosur t? moshave dhe komb?sive t? ndryshme e prit?n me brohoritje dhe duartrokitje. Papa u dha t? gjith?ve Ungjij dhe Rruzare dhe u ndal me disa p?r t’ua d?gjuar historit? dhe p?r t’u siguruar lutjet

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku, që ende po e merr veten nga sëmundja, deshi ta kalojë të Enjten e Madhe të Pashkëve me të burgosurit, ashtu siç ka bërë që nga fillimi i papnisë. Pavarësisht se nuk mundi ta kremtojë personalisht ritin e larjes së këmbëve -  siç u tha ai vetë rreth 70 të burgosurve të “Regina Coeli”-t, burg i Romës pranë Vatikanit – deshi që ata ta ndienin afërsinë e tij.

Vërtet, në orët e para të pasdites, me makinën Cinquecento të bardhë e me xhamat e errësuar, hyri në burgun romak, ku ka qenë edhe në vitin 2018, për të dalë prej tij pas gjysmë ore.

"Liri!". “Falje!”. "Atë, Atë i Shenjtë!". "Jemi me ty!". "Urime!". "Mos ik!". "Lutu për Palestinën!" Britmat nga dritaret e tre seksioneve me pamje nga qendra e burgut, mbi të cilin lartohet shtatorja e Zojës me Jezu Krishtin Foshnjë në krahë, ishin aq të forta saqë e mbytën zërin e dobët, por të vendosur të Françeskut.

  (Vatican Media)

“Më ka pëlqyer gjithmonë të vij në burg të Enjten e Madhe për të bërë, ashtu si Jezusi, larjen e këmbëve. Këtë vit nuk e bëj dot, por mund dhe dua të jem pranë jush. Lutem për ju dhe për familjet tuaja".

Si zakonisht gjatë këtyre kohëve, vizita nuk u njoftua deri minutin e fundit, pasi çdo lëvizje e Papës varet nga kushtet e tij shëndetësore dhe nga moti. Ati i Shenjtë nuk kremtoi meshë, siç bën zakonisht, por, pas këtyre fjalëve tha bashkë me të pranishmit Atynën. ''Kam kohë pa e parë, fytyra më duket shumë e lodhur'', komentoi kapelani i burgut, atë Vittorio Trani, në fund të vizitës. ''Por bukuria qëndron në gjestin e jashtëzakonshëm të afërsisë për këtë botë me vështirësi për të gjithë. I bukur ky gjest, shenjë afërsie dhe shprese”.

Kësaj radhe, Papa nuk i kishte tubat e oksigjenit në hundë, por, siç komentoi atë Trani, “shihej se po kalon një moment shumë delikat shëndetësor”. Pas daljes nga burgu, Bergoglio uli xhamin e makinës dhe - për mediat - tha disa fjalë, me një zë të mekët, duke nënvizuar se do t’i jetojë Pashkët si të mundet. Sigurisht që duhet pritur një surprizë e re për Pashkë. Besimtarët e gjithë botës e dëshirojnë me gjithë shpirt dhe mezi ç’presin.

  (Vatican Media)
17 prill 2025, 18:09