杏MAP导航

K?rko

Papa befason n? Sheshin e Sh?n Pjetrit: “G?zuar t? Diel?n e Larit dhe Jav?n Shenjte”

Vizit? e papritur e Pap?s Fran?esku n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? fund t? kremtimit kryesuar nga Kardinali Z?vend?s Dekan Sandri, t? Diel?n e Palmave dhe t? Mundimeve t? Zotit. Fran?esku q?ndroi p?r rreth dhjet? minuta n? sheshin e Bazilik?s, duke p?rsh?ndetur besimtar?t e pranish?m.

R.SH. / Vatikan

"Gëzuar të Dielën e Palmave e gëzuar edhe Javën e Shenjtë të Pashkëve!" Janë fjalët e Papës Françesku  shqiptuar sot, 13 prill, nga shkallët e Sheshit të Shën Pjetrit, në Vatikan, në përfundim të Meshës të së Dielës së Palmave e të Larit. Më pas Papa qëndroi në shesh për rreth dhjetë minuta duke përshëndetur besimtarët.

Një tjetër surprizë nga Françesku, e mirëpritur prej turmës brohoritëse, si rreze dielli, pas pranisë së tij të dielën e kaluar në jubileun e të sëmurëve dhe botës të kujdesit shëndetësor si dhe daljes të paplanifikuar më 10 prill, për të shkuar në Bazilikën e Vatikanit.

Ndërsa dje Ati i Shenjtë ishte në Shën Marinë e Madhe për t'u lutur përpara ikonës së Zojës Mari Salus Populi Romani.  

Sot, nga shkallët e Shën Pjetrit, përshëndeti 40,000 besimtarët e pranishëm në Shesh të Vatikanit. E pas përshëndetjes, u kthye në Bazilikë e u ndal në lutje tek varri i Shën Pjetrit Apostull, para varrit të Shën Piut X dhe monumentit kushtuar Benediktit XV.

 

13 prill 2025, 15:43