MAP

Mesha "in Coena Domini" në Bazilikën e Vatikanit Mesha "in Coena Domini" në Bazilikën e Vatikanit

Kard. Gambetti: në një botë që "tradhton" për fitim, ne zgjedhim "fuqinë e shërbimit"

Në predikimin e tij për Meshën në Coena Domini të Enjten e Madhe, Kryeprifti i Bazilikës së Shën Kardinal Gambetti Pjetrit tërheq vëmendjen për sfidat e së tashmes, të shënuara nga luftërat e të lindura nga mungesa e dhembshurisë dhe marrëdhënieve të brishta. Tregimi i rrugës që duhet ndjekur është gjesti i Jezusit, i cili, duke u përkulur për të larë këmbët e dishepujve të tij, mëson e mishëron "dinamizmin e afërsisë".

R.SH. – Vatikan

Bota shumë shpesh “na tradhton”, “na dorëzon”, për përfitime “ekonomike dhe pushtetore”. Kësaj logjike – që armatos konfliktet e kohës sonë – i kundërvihet me një “fuqi” të re, që është në “shërbimin” e mishëruar nga Jezusi, pikërisht ky shërbimi është shprehje konkrete e “dinamizmit të afërsisë”. Ky është imazhi i përdorur nga kardinali Mauro Gambetti, kryeprifti i Bazilikës Papnore të Shën Pjetrit, në Vatikan, në predikimin e Meshës së Darkës së Mbrame të Jezusit të kësaj të Enjte të Madhe të Pashkëve. Kremtimi, i kryesuar nga kardinali Gambetti, mbrëmjen e sotme, më 17 prill, në Altarin e Katedrës së Bazilikës së Vatikanit, i shoqëruar, ndër të tjera, nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, përfshiu edhe ritin tradicional të larjes së këmbëve.

Bota na tradhton si Juda me Jezusin

"Nuk ka më asnjë kujdes për marrëdhëniet dhe as dhembshuri për të margjinalizuarit, për mjedisin. Bota na tradhton siç bëri Juda me Jezusin dhe siç bëjmë ne kur shesim fenë tonë nëpërmjet nesh." Kështu tha kryeprifti i Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Mauro Gambetti, në predikimin e Meshës së Darkës së Mbare të Krishtit të Enjten e Madhe. "Edhe në ditët e sotme po kalojmë një kohë të vështirë. Bota po na merr atë që kemi më të dashur në vatrat tona siç janë vlerat dhe dashuria njerëzore”, shtoi.

"Dhurata e vetes për t'i bërë njerëzit të jetojnë"

Duke u përkulur mbi dishepujt e tij, zemra e Jezusit bëhet "një me varfërinë njerëzore dhe një me madhështinë hyjnore", duke i dhënë "jetë" "të gjitha deleve të grigjës". Një gjest që përfshin shekuj dhe vazhdon gjithnjë të mishërohet. Ashtu si në don Giuseppe Berardelli, prifti nga Bergamo kujtohet nga kardinali, i cili gjatë pandemisë hoqi dorë nga respiratori i tij që të mund të përdorej nga një tjetër. Dhe ai vdiq.

Dhurata e vetes për të ndihmuar popullin të jetojë

Kardinali Gambetti e përfundoi reflektimin e tij duke shpresuar në një "kohë të re" për Kishën, në të cilën ajo mund "të zbulojë natyrën e saj si popull meshtarak". Një revolucion që kalon përmes "të qenurit" Eukaristi, duke imituar Jezusin, duke treguar "njerëzimin hyjnor që na ka dhënë pagëzimi".

Riti i larjes së këmbëve

Gjatë kremtimit të Meshës së Darkës së Mbrame u krye edhe riti i larjes së këmbëve.

17 prill 2025, 21:15