ÐÓMAPµ¼º½

Mesha e Pashkëve në mars 2024 Mesha e Pashkëve në mars 2024

Kard. Comastri do të kremtojë Meshën e Pashkëve, Kard. Re do të kryesojë Meshën e Natës së Pashkëve

Papa ka deleguar kryepriftin e Nderit të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Vikarin e Nderit për Qytetin e Vatikanit, kardinalin Comastri për të kryesuar liturgjinë e së Dielës së Pashkëve, paradite, në Sheshin e Vatikanit dhe Dekanin e Kolegjit të Kardinalëve, Kardinalin Giovanni Battista Re për të kremtuar Meshën të shtunën e Madhe në Natën e Shenjtë të Pashkëve në Bazilikën e Vatikanit.

R.SH. / Vatikan

Kardinali Angelo Comastri, Kryeprift Nderi i Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Vikar i Përgjithshëm Nderi për Qytetin e Vatikanit, do të kremtojë Meshën e së Dielës së Pashkëve, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me delegimin e Papës Françesku. Ndërsa Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinajve, do të kryesojë liturgjinë e Natës së Pashkëve, të Shtunën e Madhe, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi emrat e kardinajve të deleguar nga Papa për ngjarjet e ndryshme të Javës së Shenjtë të Pashkëve.

Mesha e Bagmit a Mesha e Vajosjes, paraditen e së Enjtes së Madhe, do të kremtohet nga Kardinali Domenico Calcagno, president nderi i Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike (APSA), ndërsa Liturgjia e Mundimeve të Krishtit, të Premten e Madhe të Pashkëve, do të drejtohet nga Kardinali Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Orientale. Udha e Kryqit, e planifikuar të zhvillohet pranë amfiteatrit romak Koloseu, do të drejtohet nga Kardinali Baldo Reina, Vikar i Përgjithshëm i Papës për Dioqezën e Romës.

Gjithashtu dje u publikua edhe kalendari i kremtimeve liturgjike në Shën Pjetër në Vatikan, ku thuhet se Mesha e Darkës së Mbrame, të Enjten e Madhe, në Bazilikë do të drejtohet nga Kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës papnore të Shën Pjetrit dhe vikar i përgjithshëm i Papës për Qytetin e Vatikanit.

16 prill 2025, 12:22