杏MAP导航

K?rko

Mesha e Pashk?ve n? mars 2024 Mesha e Pashk?ve n? mars 2024

Kard. Comastri do t? kremtoj? Mesh?n e Pashk?ve, Kard. Re do t? kryesoj? Mesh?n e Nat?s s? Pashk?ve

Papa ka deleguar kryepriftin e Nderit t? Bazilik?s s? Sh?n Pjetrit dhe Vikarin e Nderit p?r Qytetin e Vatikanit, kardinalin Comastri p?r t? kryesuar liturgjin? e s? Diel?s s? Pashk?ve, paradite, n? Sheshin e Vatikanit dhe Dekanin e Kolegjit t? Kardinal?ve, Kardinalin Giovanni Battista Re p?r t? kremtuar Mesh?n t? shtun?n e Madhe n? Nat?n e Shenjt? t? Pashk?ve n? Bazilik?n e Vatikanit.

R.SH. / Vatikan

Kardinali Angelo Comastri, Kryeprift Nderi i Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Vikar i Përgjithshëm Nderi për Qytetin e Vatikanit, do të kremtojë Meshën e së Dielës së Pashkëve, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me delegimin e Papës Françesku. Ndërsa Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinajve, do të kryesojë liturgjinë e Natës së Pashkëve, të Shtunën e Madhe, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi emrat e kardinajve të deleguar nga Papa për ngjarjet e ndryshme të Javës së Shenjtë të Pashkëve.

Mesha e Bagmit a Mesha e Vajosjes, paraditen e së Enjtes së Madhe, do të kremtohet nga Kardinali Domenico Calcagno, president nderi i Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike (APSA), ndërsa Liturgjia e Mundimeve të Krishtit, të Premten e Madhe të Pashkëve, do të drejtohet nga Kardinali Claudio Gugerotti, prefekt i Dikasterit për Kishat Orientale. Udha e Kryqit, e planifikuar të zhvillohet pranë amfiteatrit romak Koloseu, do të drejtohet nga Kardinali Baldo Reina, Vikar i Përgjithshëm i Papës për Dioqezën e Romës.

Gjithashtu dje u publikua edhe kalendari i kremtimeve liturgjike në Shën Pjetër në Vatikan, ku thuhet se Mesha e Darkës së Mbrame, të Enjten e Madhe, në Bazilikë do të drejtohet nga Kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës papnore të Shën Pjetrit dhe vikar i përgjithshëm i Papës për Qytetin e Vatikanit.

16 prill 2025, 12:22