“Fytyrat e ungjijve”, Papa tregon historinë e hajdutit të mirë
R.SH. - Vatikan
Episodi i tretë nga 18, që përbëjnë "Fytyrat e Ungjijve", ripropozuar nga Vatican News në këtë Kohë drejt Pashkëve, përqendrohet në figurën e hajdutit të mirë, një nga dy kriminelët e kryqëzuar së bashku me Jezusin. Një kriminel që e pranon se është i tillë e që i hapen dyert e Parajsës, sepse ai e njeh Krishtin në kryq si të pafajshëm dhe të mirë, tejet të ndryshëm nga ai.
Papa Françesku e përshkruan në këtë mënyrë, duke rrëfyer disa nga takimet e Jezusit në programin e transmetuar në “prime time”, të dielën e Pashkëve 2022 në Rai Uno, nën kujdesin e Dikasterit vatikanas për Komunikimin, në bashkëpunim me Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, Muzetë e Vatikanit dhe Rai Cultura. Autorë të serisë së emisioneve janë Andrea Tornielli dhe Lucio Brunelli, regjia dhe fotografia nga Renato Cerisola, muzika origjinale nga Michelangelo Palmacci.