ÐÓMAPµ¼º½

Poliklinika Gemelli me statujën e Papës Gjon Pali II, ku ndodhet i shtruar Papa Françesku Poliklinika Gemelli me statujën e Papës Gjon Pali II, ku ndodhet i shtruar Papa Françesku

Papa në Gemelli, pezullohet ventilimi mekanik

Reduktohet nevoja e oksigjenoterapisë me fluks të lartë. Përmirësime, pas fizioterapive për frymëmarrjen dhe lëvizjen. Sot paradite, Papa Françesku bashkëkremtoi meshën në solemnitetin e Shën Jozefit. Sipas mjekëve, infeksioni në mushkëri është nën kontroll, por s’është eliminuar plotësisht. Analizat janë normale. Ende asnjë vendim për ritet e Javës Shenjte

R.SH. – Vatikan

         "Konfirmohet se gjendja klinike e Atit të Shenjtë po përmirësohet. Ati i Shenjtë e ka pezulluar ventilimin mekanik jo-invaziv dhe e ka reduktuar edhe nevojën për oksigjenoterapi me fluks të lartë. Vijon të bëjë përparime, pas fizioterapisë për lëvizjen dhe për frymëmarrjen. Sot paradite, në solemnitetin e Shën Jozefit, Papa bashkëkremtoi meshën shenjte".

Kështu shkruhet në buletinin e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, publikuar sonte, e martë 19 mars, përsa i përket gjendjes shëndetësore të Papës Françesku, shtruar që prej datës 14 shkurt në Poliklinikën Gemelli të Romës.

Sipas mjekëve, infeksioni në mushkëri është nën kontroll, por jo i eliminuar plotësisht. Vlerat e analizave klinike janë normale. Papa vazhdon të jetë pa temperaturë. Dita e Atit të Shenjtë kaloi me terapi, lutje dhe pak punë.

Ende nuk është marrë asnjë vendim për kremtimin e riteve të Javës së Shenjtë. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e kushteve të Papës, buletini i ardhshëm mjekësor parashikohet të dalë jo më parë se java e ardhshme.

Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë do të japë disa informacione të përgjithshme për gazetarët pasnesër, të premten, si edhe të hënën e ardhshme.

19 mars 2025, 19:54