Gjendja e Papës 'e qëndrueshme', është ndërpre ventilimi mekanik
Françesku vazhdon të marrë oksigjen, por nuk ka temperaturë. Prognoza mbetet e rezervuar. Sot në mëngjes mori pjesë në Meshën Shenjte.
R.SH. / Vatikan
“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë sot është e qëndrueshme; Papa nuk ka kërkuar ventilim mekanik jo-invaziv, por vetëm oksigjenim me fluks të lartë. Ai nuk ka temperaturë Duke pasur parasysh kompleksitetin e pamjes klinike, prognoza mbetet e rezervuar.
Mëngjesin e sotëm Ati i Shenjtë mori pjesë në Meshën e Shenjtë, së bashku me ata që po kujdesen për të gjatë këtyre ditëve të shtrimit në spital dhe më pas e alternoi pushimin me lutje”.
Kështu njofton buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë botuar në mbrëmjen e sotme, e diel 2 mars, në lidhje me shëndetin e Papës, i cili ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt në Poliklinikën Gemelli.
02 mars 2025, 18:57