杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Gjendja e Pap?s 'e q?ndrueshme', ?sht? nd?rpre ventilimi mekanik

Fran?esku vazhdon t? marr? oksigjen, por nuk ka temperatur?. Prognoza mbetet e rezervuar. Sot n? m?ngjes mori pjes? n? Mesh?n Shenjte.

R.SH. / Vatikan

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë sot është e qëndrueshme; Papa nuk ka kërkuar ventilim mekanik jo-invaziv, por vetëm oksigjenim me fluks të lartë. Ai nuk ka temperaturë Duke pasur parasysh kompleksitetin e pamjes klinike, prognoza mbetet e rezervuar.

Mëngjesin e sotëm Ati i Shenjtë mori pjesë në Meshën e Shenjtë, së bashku me ata që po kujdesen për të gjatë këtyre ditëve të shtrimit në spital dhe më pas e alternoi pushimin me lutje”.

Kështu njofton buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë botuar në mbrëmjen e sotme, e diel 2 mars, në lidhje me shëndetin e Papës, i cili ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt në Poliklinikën Gemelli.



02 mars 2025, 18:57