MAP

ITALY-VATICAN-POPE-HEALTH

Papa në Gemelli, gjendja e pandryshuar. Mori pjesë në ritin e përhimjes dhe i telefonoi Gazës

Salla e Shtypit të Selisë së Shenjtë njofton se Papa nuk ka pasur kriza të reja, vazhdon oksigjenimi pa maskë gjatë ditës dhe ventilimi mekanik gjatë natës. Françesku rifilloi disa nga veprimtaritë, duke e kaluar ditën në kolltuk. Janë shtuar fizioterapia e frymëmarrjes dhe ajo e lëvizjes aktive

R.SH. – Vatikan

         “Gjendja e Atit të Shenjtë, edhe sot, mbeti e pandryshuar, pa episode insufiçience respiratore (pra, frymëmarrja nuk ka pasur probleme të mëtejshme). Sipas programit, gjatë ditës iu nënshtrua terapisë me oksigjen me flukse të larta dhe gjatë natës do të rifillojë ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë e ka shtuar fizioterapinë për frymëmarrjen dhe atë për lëvizjen aktive. E kaloi ditën në kolltuk.

         Duke pasur parasysh kuadrin e ndërlikuar klinik, prognoza mbetet e rezervuar. Paraditen e sotme, në apartamentin privat në katin e 10-të, Ati i Shenjtë mori pjesë në ritin e përhimjes e, më pas, mori Eukaristinë. Më tej, iu kushtua disa veprimtarive të punës.

         Po gjatë paradites, Papa i telefonoi atë Gabriel Romanelli-t, famullitar i Familjes Shenjte në Gazë. Pasdite alternoi pushimin me punën”.

Kështu njofton buletini i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, publikuar sonte, e mërkurë 5 mars, lidhur me gjendjen shëndetësore të Papës, i shtruar që nga 14 shkurti në Poliklinikën Gemelli të Romës.

05 mars 2025, 20:05