杏MAP导航

K?rko

ITALY-VATICAN-POPE-HEALTH

Papa n? Gemelli, gjendja e pandryshuar. Mori pjes? n? ritin e p?rhimjes dhe i telefonoi Gaz?s

Salla e Shtypit t? Selis? s? Shenjt? njofton se Papa nuk ka pasur kriza t? reja, vazhdon oksigjenimi pa mask? gjat? dit?s dhe ventilimi mekanik gjat? nat?s. Fran?esku rifilloi disa nga veprimtarit?, duke e kaluar dit?n n? kolltuk. Jan? shtuar fizioterapia e frym?marrjes dhe ajo e l?vizjes aktive

R.SH. – Vatikan

         “Gjendja e Atit të Shenjtë, edhe sot, mbeti e pandryshuar, pa episode insufiçience respiratore (pra, frymëmarrja nuk ka pasur probleme të mëtejshme). Sipas programit, gjatë ditës iu nënshtrua terapisë me oksigjen me flukse të larta dhe gjatë natës do të rifillojë ventilimi mekanik joinvaziv. Ati i Shenjtë e ka shtuar fizioterapinë për frymëmarrjen dhe atë për lëvizjen aktive. E kaloi ditën në kolltuk.

         Duke pasur parasysh kuadrin e ndërlikuar klinik, prognoza mbetet e rezervuar. Paraditen e sotme, në apartamentin privat në katin e 10-të, Ati i Shenjtë mori pjesë në ritin e përhimjes e, më pas, mori Eukaristinë. Më tej, iu kushtua disa veprimtarive të punës.

         Po gjatë paradites, Papa i telefonoi atë Gabriel Romanelli-t, famullitar i Familjes Shenjte në Gazë. Pasdite alternoi pushimin me punën”.

Kështu njofton buletini i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, publikuar sonte, e mërkurë 5 mars, lidhur me gjendjen shëndetësore të Papës, i shtruar që nga 14 shkurti në Poliklinikën Gemelli të Romës.

05 mars 2025, 20:05