ÐÓMAPµ¼º½

Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Ditë pushimi dhe lutjeje për Papa në Gemelli, gjendja e të cilit mbetet e qëndrueshme

Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë informon për kushtet e Papës: vazhdojnë terapitë, mëngjesin e sotëm Françesku u lut në kapelën e katit të dhjetë për rreth 20 minuta, më pas kreu disa aktivitete pune gjatë ditës. Përditësimet mjekësore nesër

R.SH. / Vatikan

Sot, më 7 mars, Papa Françesku, i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që nga 14 shkurti, e kaloi ditën, mes pushimit dhe lutjes. Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njofton për gjendjen shëndetësore të Papës, i cili vazhdon me terapitë e tij, duke përfshirë fizioterapinë e frymëmarrjes, alternimin me ajrimin mekanik joinvaziv gjatë natës, me oksigjenimin me fluks të lartë gjatë ditës, me përdorimin e kanulave të hundës. 

Sot në mëngjes Papa pati një moment lutjeje, në mënyrë private, për rreth 20 minuta në kapelën e katit dhjetë të spitalit Gemelli. Gjatë ditës Papa kreu disa aktivitete pune duke alternuar me uratë. Për sa i përket kuadrit klinik, mjekët e konsiderojnë situatën të qëndrueshme, por gjithnjë komplekse. Prognoza mbetet e rezervuar.

Këtë të mbrëmje, siç u njoftua në komunikatën e djeshme, nuk do të publikohet buletini mjekësor duke marrë parasysh stabilitetin e kuadrit klinik“. Nesër, e shtunë 8 mars, do të publikohen përditësime të reja mjekësore. 

Në mëngjes, Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se Papa Françesku kaloi një natë të qetë dhe se ishte zgjuar pak pas orës 8 të mëngjesit. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Matteo Bruni deklaroi se ishte vetë Papa ai që deshi që një audio me zërin e tij të transmetohej mbrëmë në fillim të lutjes së Rruzares në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, si shenjë falënderimi për lutjet dhe mesazhet e shumta të dashurisë të marra nga besimtarët e nga  të katër anët e botës, në këto 22 ditë të shtrimit të tij në spital. 

Lutja e Rruzares vazhdon edhe mbrëmjen e sotme, e dymbëdhjeta me radhë, e cila, drejtohet, nga ora 21, nga kardinali Lazzaro Heung-sik You, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Klerin.

07 mars 2025, 19:47