Papa ndoqi ushtrimet shpirtërore nga Gemelli përmes video-lidhjes
R.SH. / Vatikan
Papa ndoqi në video nga spitali Gemelli ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake që filluan sot pasdite në Sallën Pali VI në Vatikaa, të udhëhequra nga predikatari i Shtëpisë Papnore, frati kapuçin At Minor Roberto Pasolini, duke u bashkuar shpirtërisht me pjesëmarrësit.
Sot paradite, përveç vizitës nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dhe zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, Kryeipeshkvi Edgar Peña Parra, Papa mori pjesë në Meshën me ata që e ndihmojnë në këto ditë.
Papa ka vazhduar terapinë respiratore e motorike dhe fizioterapinë. Dieta e përshkruar nga mjekët vazhdon, e cila përfshin edhe ushqime të ngurta. Situata duket e qëndrueshme, me përmirësime të lehta graduale siç njoftonte buletini mjekësor i mbrëmshëm, në një kontekst që megjithatë mbetet kompleks dhe që i shtyn mjekët ta mbajnë ende të rezervuar prognozën.
Sonte, pas oksigjenimit në fluks të lartë me përdorimin e kanulave të hundës gjatë ditës, Papa do të kalojë përsëri, siç ishte planifikuar, në ajrimin mekanik joinvaziv.
Nesër në mbrëmje duhet të publikohet buletini mjekësor i cili duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pamjes klinike nuk është publikuar sot.