杏MAP导航

K?rko

Lule, mesazhe dhe qirinj jan? vendosur n? k?mb?t e statuj?s s? Gjon Palit II n? hyrje t? spitalit Gemelli ku ende ndodhet Papa Fran?esku, n? Rom?. (ANSA) Lule, mesazhe dhe qirinj jan? vendosur n? k?mb?t e statuj?s s? Gjon Palit II n? hyrje t? spitalit Gemelli ku ende ndodhet Papa Fran?esku, n? Rom?. (ANSA)

Papa ndoqi ushtrimet shpirt?rore nga Gemelli p?rmes video-lidhjes

Ati i Shenjt? Fran?esku ndoqi Mesh?n sot paradite, pasdite u lidh me video p?r t? marr? pjes? n? Ushtrimet shpirt?rore t? Kreshm?ve me an?tar?t e Kuries Romake. Papa vazhdon terapia respiratore e motorike dhe fizioterapin?, duke ndjekur edhe diet?n e p?rshkruar nga mjek?t .

R.SH. / Vatikan

Papa ndoqi në video nga spitali Gemelli ushtrimet shpirtërore të Kuries Romake që filluan sot pasdite në Sallën Pali VI në Vatikaa, të udhëhequra nga predikatari i Shtëpisë Papnore, frati kapuçin At Minor Roberto Pasolini, duke u bashkuar shpirtërisht me pjesëmarrësit.

Sot paradite, përveç vizitës nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, dhe zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit, Kryeipeshkvi Edgar Peña Parra, Papa mori pjesë në Meshën me ata që e ndihmojnë në këto ditë.

Papa ka vazhduar terapinë respiratore e motorike dhe fizioterapinë. Dieta e përshkruar nga mjekët vazhdon, e cila përfshin edhe ushqime të ngurta. Situata duket e qëndrueshme, me përmirësime të lehta graduale siç njoftonte buletini mjekësor i mbrëmshëm, në një kontekst që megjithatë mbetet kompleks dhe që i shtyn mjekët ta mbajnë ende të rezervuar prognozën.

Sonte, pas oksigjenimit në fluks të lartë me përdorimin e kanulave të hundës gjatë ditës, Papa do të kalojë përsëri, siç ishte planifikuar, në ajrimin mekanik joinvaziv.

Nesër në mbrëmje duhet të publikohet buletini mjekësor i cili duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e pamjes klinike nuk është publikuar sot.

09 mars 2025, 20:56