杏MAP导航

K?rko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT

Papa: k?rkoj q? arm?t t? heshtin menj?her?!

Fran?esku, i sapo kthyer “n? sht?pi”, e nis lutjen e sotme t? Engj?llit t? T?nzot, publikuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, duke kujtuar vler?n e durimit, q? i ?on njer?zit drejt kthes?s s? madhe, drejt Zotit! M? pas e vijon duke i quajtur “t? dashur” v?llez?rit e motrat, grumbulluar me shumic? n? Sheshin e Sh?n Pjetrit e duke u uruar “t? diel? t? lumtur!”. Pa harruar kujdesin e personelit sh?ndet?sor, q? e ndihmoi e as dhimbjen p?r rifillimin e bombardimeve n? Gaza

R.SH. - Vatikan

E diela e sotme ishte e pazakontë, e shumëpritur, ende me jehonën e  Rruzareve, që një turmë e madhe i përsëriti, duke iu lutur me gjithë shpirt Zotit të vinte kjo ditë… Ditë që erdhi! Erdhi dhe e solli Papën atje ku pritej: në mes të popullit, që e quan “Atë”.  

Ndonëse në dalje nga spitali, Papa përshëndeti turmën e mbledhur para spitalit Gemelli dhe gjeti aq forca sa ta krijonte rishtas atmosferën e lutjes së Engjëllit në një ditë si kjo, e pazakontë, plot gëzim! Nga kati i dhjetë i Poliklinikës, Ati i Shenjtë bekoi besimtarët, duke dalluar, mes tyre, një grua me lule të verdha, simbol i flamurit vatikanas.

"Faleminderit të gjithëve! - tha Papa. - E po shoh atë zonjën me lule të verdha. Sa e mirë!"

Durimi i Zotit…

Edhe kësaj së diele, teksti i reflektimit papnor për Engjëllin e Tënzot u botua nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Shëmbëlltyra që gjejmë në Ungjillin e sotëm - kujton në të Papa - na flet për durimin e Zotit, i cili na nxit ta bëjmë jetën tonë kohë kthimi në fe. Jezusi përdor figurën e një fiku pa kokrra, që nuk ka dhënë frytin e dëshiruar të cilin, megjithatë, fshatari nuk do ta presë: dëshiron ta plehërojë rishtas për të parë "nëse do të japë fryte në të ardhmen" (Lk 13:9). Ky fshatar i duruar është Zoti, që e punon me kujdes tokën e jetës sonë dhe e pret plot besim kthimin tonë tek Ai.

e durimi i Papës…

Në këtë periudhë të gjatë shtrimi në spital - vijon Papa  - pata rastin ta jetoj durimin e Zotit, të cilin e pashë të pasqyruar edhe në kujdesin e palodhur të mjekëve e të punonjësve shëndetësorë, si dhe në vëmendjen dhe shpresat e të afërmve të të sëmurëve.

Ky durim besimplotë, i ankoruar në dashurinë e pashuar të Zotit, që nuk mungon kurrë, është vërtet i nevojshëm në jetën tonë, veçanërisht për të përballuar situatat më të vështira dhe më të dhimbshme.

Me trup në spital, me zemër në viset e martirizuara

Më hidhëroi shumë rifillimi i bombardimeve të rënda izraelite në Rripin e Gazës – thekson dhimbshëm Papa - me aq shumë vdekje dhe plagosje:

Kërkoj që armët të heshtin menjëherë; e të kemi guximin të rifillojmë dialogun, në mënyrë që të gjitha pengjet të lirohen dhe të arrihet armëpushimi përfundimtar. Situata humanitare në Rrip është rishtas shumë e rëndë, ndaj kërkon veprim urgjent nga palët ndërluftuese dhe bashkësia ndërkombëtare.

Jam i kënaqur, ndërkaq, që Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për tekstin përfundimtar të Marrëveshjes së Paqes. Shpresoj të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kështu të kontribuojë për vendosjen e paqes së qëndrueshme në Kaukazin e Jugut.

Falënderim i dalë nga zemra!

Ju po vazhdoni të luteni për mua me kaq shumë durim e këmbëngulje - këto fjalët e falënderimit, që u drejton Papa besimtarëve:

Faleminderit shumë! Edhe unë lutem për ju. E, së bashku, lutemi të marrin fund luftërat e të bëhet paqe, veçanërisht në Ukrainën e martirizuar, në Palestinë, Izrael, Liban, Myanmar, Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Në përfundim, si zakonisht, lutja drejtuar Zojës së Bekuar:

Virgjëra Mari na ruajtë dhe vazhdoftë të na shoqërojë!

23 mars 2025, 12:09

Engj?lli i T?nzot ?sht? lutje q? thuhet p?r kujtim t? Misterit t? p?rhersh?m t? Mish?rimit, tri her? n? dit?: n? or?n 6 t? m?ngjesit, n? mesdit? e n? mbr?mje, rreth or?s 18, ?ast n? t? cilin d?gjohet ting?llimi i k?mban?s s? Engj?llit. Emri Engj?lli i T?nzot rrjedh nga  fjala e par? e lutjes – Engj?lli i T?nzot iu fal Zoj?s Mari – i cili ka t? b?j? me leximin e shkurt?r t? tre teksteve t? thjeshta,  q? i kushtohen Mish?rimit t? Jezu Krishtit dhe th?nies s? tri FalemiMrive. K?t? lutje e thot? Papa n? Sheshin e Sh?n Pjetrit, n? mesdit?n e s? diel?s dhe n? Solemnitete. Para se t? thot? lutjen e Engj?llit, Papa u mban besimtar?ve nj? fjalim t? shkurt?r, duke e marr? shtytjen nga Leximet e dit?s dhe p?rsh?ndet shtegtar?t. Nga Pashk?t, deri n? Rr?shaj?, n? vend t? lutjes s? Engj?llit t? T?nzot, thuhet lutja e Mbret?resh?s Qiellore, lutje  n? kujtim t? Ngjalljes s? Jezu Krishtit, n? p?rfundim t? s? cil?s shqiptohet tri her? rresht Lumni Atit.

Engj?lli i T?nzot/Mbret?resha Qiellore e fundit

Lexo gjith?ka >