杏MAP导航

K?rko

Nj? pun?tore shp?rndan ushqim p?r dy t? pastreh? Nj? pun?tore shp?rndan ushqim p?r dy t? pastreh?

Papa: Jubileu, p?rvoj? p?r t’u jetuar n? t? p?rditshm?n

N? mesazhin drejtuar shtegtar?ve t? Dioqez?s italiane t? Rietit, ardhur n? Rom? p?r Vitin Shenjt t? Shpres?s, Papa i fton p?r t? qen? "d?shmitar? t? shpres?s" n? ?do skaj t? jet?s, duke kontribuar n? nd?rtimin e nj? bote m? "v?llaz?rore e m? solidare”

R.SH. / Vatikan

Dashuria e Zotit, “gurrë” gëzimi të vërtetë dhe pishtar, që të jep forcë në udhët e jetës, ishte në qendër të mesazhit që Papa Françesku u drejtoi më 29 mars, shtegtarëve të Dioqezës së Rietit, të cilët erdhën në Romë për Jubileun. Besimtarët që morën pjesë ishin mbi 1700: priftërinj, diakonë, rregulltarë por edhe laikë. Papa u drejtohet të gjithëve, duke nisur nga ipeshkvi i Dioqezës, Imzot Vito Piccinonna, me një mendim të veçantë për të sëmurët dhe të moshuarit, të cilët “i ofrojnë lutje e vuajtje për të mirën e Kishës”.

Dashuria e Zotit duhet kuptuar e mirëpritur

Françesku shpreson se kalimi përmes Portës Shenjte të Bazilikës së Shën Pjetrit do të forcojë fenë e çdo shtegtari, duke e ndihmuar ta kuptojë dhe ta mirëpresë "gjithnjë e më shumë" dashurinë hyjnore, zanafillë e "arsye e gëzimit të vërtetë". Sidomos njerëzve më të ligësht e më nevojtarë jemi të thirrur t’ua dëshmojmë këtë dashuri që, si flakë e gjallë i jep forcë udhës së jetës – shkruan Papa.

Vlerat e Jubileut të jetohen në jetën e përditshme

Ndjenja, vlera, nuk duhet të ndalen në Romë, por të rijetohen në mjedise të ndryshme të jetës së përditshme. Për të kontribuar në ndërtimin e një bote më vëllazërore dhe më solidare. Mesazhi përfundon me kërkesën e Françeskut “vazhdoni të luteni për mua”. Ua drejton shtegtarëve të panumërt, që kaluan me devocion të thellë Portën Shenjte, duke iu lutur për mbrojtje Virgjërës Mari dhe Shën Barbarës, Pajtore e Dioqezës së Rietit.

31 mars 2025, 11:48