Papa Françesku në spital tregon përmirësim gradual dhe të lehtë
R.SH. / Vatikan
"Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka mbetur e qëndrueshme dhe, si rrjedhojë, dëshmon një përgjigje të mirë ndaj terapisë. Prandaj ka një përmirësim gradual dhe të lehtë. Ati i Shenjtë ka mbetur gjithmonë apiretik. Shkëmbimi i gazit është përmirësuar; analizat e gjakut dhe të citometrisë së kryqëzuar të gjakut janë konfirmuar të jenë të qëndrueshme. Mjekët, për të regjistruar këto përmirësime fillestare edhe në ditët e ardhshme, me maturi e mbajnë prognozën ende të rezervuar. Sot në mëngjes Ati i Shenjtë, pasi mori Eukaristinë, pastaj uu lut për rreth 20 minuta në kapelëtë poliklikëns, ndërsa pasdite alternoi pushimin me aktivitetet e punës”.
Kështu njofton buletini i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë publikuar sot në mbrëmje, të shtunën më 8 mars, në lidhje me gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, i shtruar në spital që nga 14 shkurti në Poliklinikën Gemelli në Romë.
Siç ishte planifikuar, Papa, pas oksigjenimit me fluks të lartë me kanula hundore gjatë ditës, kalon në ajrimin mekanik joinvaziv gjatë natës. Papa do të ndjekë ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve, të cilat fillojnë nesër, në bashkësi shpirtërore me Kurien Romake. Teksti i Papës për lutjen se Engjëllit Zotit do të publikohet si të dielave të fundit. Buletini mjekësor mund të mos publikohet nesër, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e kuadrit klinik, por Zyra e Shtypit e Vatikanit do të vazhdojë t'u japë informacion gazetarëve.