杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Papa Fran?esku kaloi nj? nat? t? qet?

P?rdit?sim i ri nga zyra e shtypit e Selis? s? Shenjt? p?r sh?ndetin e Pap?s, i shtruar n? Poliklinik?n Gemelli

R.SH. / Vatikan

Nata kaloi e qetë, Papa po pushon.

Lajmin e bëri të ditur Salla e Shtypit e Vatikanit në mëngjesin e sotëm, 1 mars, për gjendjen shëndetësore të Papës, i cili ndodhet i shtruar që prej datës 14 shkurt në Poliklinikën Gemelli. 

Përditësimet nga buletini i mëparshëm

Në buletinin e publikuar mbrëmë bëhet e ditur se Papa Françesku paraqiti, në orët e para të pasdites, “një sulm të izoluar të bronkospazmës” që “përcaktoi një episod të vjellash me përkeqësim të papritur të gjendjes së frymëmarrjes”. Me aspirimin e menjëhershëm të tubave bronkialë, filloi ventilimin mekanik jo-invaziv "me përgjigje të mirë në shkëmbimin e gazit". Me sa dimë, vlerat e shkëmbimit të gazit u kthyen në ato të para krizës.

Gjithnjë “vigjilent dhe i orientuar” - shkruhet në buletinin mjekësor të mbrëmjes së djeshme, Papa bashkëpunoi në manovrat terapeutike. Do të duhen afërsisht 24-48 orë për të vlerësuar gjendjen klinike të Françeskut pas këtij sulmi të izoluar të bronkospazmës.

01 mars 2025, 11:16