Një natë pushimi për Papën në Gemelli
R.SH. / Vatikanit
“Papa ka fjetur gjithë natën, tani vazhdon pushimin e tij, këtë e ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në përditësimin e sotëm, më 4 mars, për shëndetin e Papës, i cili ndodhet i shtruar që prej 14 shkurtit në Poliklinikën Gemelli”.
Përditësime nga buletini i mëparshëm
Mbrëmë, në buletinin e zakonshëm mjekësor, u regjistruan “dy episode të insuficiencës respiratore akute, të shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë bronkospazma” e cila u aspirua të dyja herët; një grumbullim që është pasojë e pneumonisë. “Dy krizat u shkaktuan nga reagimi i bronkeve duke u përpjekur të dëbojnë mukozën që grumbullohet për të eliminuar bakteret”. Vlerat e testit të gjakut mbetën të pandryshuara dhe tregojnë mungesën e leukocitozës, prandaj nuk ka asnjë infeksion të ri. Pas rifillimit të ajrimit mekanik joinvaziv, prognoza mbetet e rezervuar dhe gjendja e Papës është komplekse. Françesku mbeti gjithmonë vigjilent.