杏MAP导航

K?rko

Poliklinika Gemelli n? Rom? Poliklinika Gemelli n? Rom?

Nj? nat? pushimi p?r Pap?n n? Gemelli

Zyra e Shtypit e Vatikanit p?rdit?son mbi sh?ndetin e Pap?s. Mbr?m? buletini mjek?sor raportoi dy episode t? insuficienc?s respiratore akute, t? shkaktuar nga akumulimi i konsideruesh?m i mukusit.

R.SH. / Vatikanit

“Papa ka fjetur gjithë natën, tani vazhdon pushimin e tij, këtë e ka bërë të ditur Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë në përditësimin e sotëm, më 4 mars, për shëndetin e Papës, i cili ndodhet i shtruar që prej 14 shkurtit në Poliklinikën Gemelli”.

Përditësime nga buletini i mëparshëm

Mbrëmë, në buletinin e zakonshëm mjekësor, u regjistruan “dy episode të insuficiencës respiratore akute, të shkaktuar nga grumbullimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë bronkospazma” e cila u aspirua të dyja herët; një grumbullim që është pasojë e pneumonisë. “Dy krizat u shkaktuan nga reagimi i bronkeve duke u përpjekur të dëbojnë mukozën që grumbullohet për të eliminuar bakteret”. Vlerat e testit të gjakut mbetën të pandryshuara dhe tregojnë mungesën e leukocitozës, prandaj nuk ka asnjë infeksion të ri. Pas rifillimit të ajrimit mekanik joinvaziv, prognoza mbetet e rezervuar dhe gjendja e Papës është komplekse. Françesku mbeti gjithmonë vigjilent.

04 mars 2025, 10:51